Botë

Britania ia dha Ukrainës mbi 4000 sisteme raketore antitank

 

Mbretëria e Bashkuar u ka ofruar forcave ukrainase më shumë se 4000 sisteme raketore antitank për t’u ndihmuar në “rezistencën e tyre kundër agresionit rus”, ka thënë të martën Ministria e Mbrojtjes, raporton BBC.

Ministria ka thënë se ato që u dërguan janë NLAW (armë të lehta antitank të gjeneratës së ardhshme).