Botë

Makariv, qyteti nga ku forcat ruse mund të izolohen nëse ukrainasit forcojnë kontrollin aty

Foto: AP
 

Nëse trupat ukrainase konsolidojnë kontrollin e tyre në Makariv, do të bëhej më e vështirë për forcat ruse të afroheshin në perëndim të Kievit dhe të shtynin në jug. Ekzistojnë indikacione se forcat ruse kanë pësuar pengesa në veri të Kievit në zonat që i kanë mbajtur pothuaj nga fillimi i pushtimit, raporton CNN të martën.

Një video e shkurtër të cilën CNN e ka vërtetuar, tregonte trupat ukrainase që ecnin në qytetin Moschun, rreth 20 milje larg kryeqytetit. Videoja dukej se ishte incizuar në dy ditët e fundit.