“SHBA-ja ka prova të qarta që forcat ruse qëllimisht po shënjestrojnë infrastrukturën civile”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “prova të qarta” se forcat ruse “kanë shënjestruar qëllimisht infrastrukturën civile, spitalet, strehimoret”, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane të martën, raporton CNN.
SHBA-ja po ashtu ka parë “shenja të sjelljes në terren të forcave ruse që do të përbënin krime lufte”.
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden “po ndihmon të ofrojë prova” për disa hetime që po vazhdojnë nëse Rusia po kryen krime lufte, ka thënë zyrtari.
“Administrata do të ndihmojë në ofrimin e dëshmive për disa hetime që po vazhdojnë, por ne shohim prova të qarta se ata po kryejnë krime lufte përmes sulmeve të qëllimshme dhe pa dallim në civilë dhe njerëz të Ukrainës”, ka thënë zyrtari.