Botë

SHBA-ja do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për sigurinë civile në Ukrainë

Foto ilustrim
 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar të shtunën se do t’i japë Ukrainës 100 milionë dollarë ndihmë për sigurinë civile.

Kjo ndihmë për të cilën është deklaruar Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, do të përfshijë sigurinë thelbësore kufitare dhe do të mbështesë funksionet e zbatimit të ligjit civil, raportoi BBC.