Botë

Maqedonia e Veriut dëbon pesë diplomatë rusë

Foto: AA
 

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, të hënën, njoftoi se ka vendosur të dëbojë pesë diplomatë rusë.

Vendimi i është kumtuar ambasadorit rus në Shkup, Sergei Bazdnikin, i cili është ftuar të martën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.