Botë

Rregullatori evropian rishikon vaksinën spanjolle anti-COVID

 

Rregullatori i Bashkimit Evropian për barna ka thënë të martën se ka filluar një proces rishikimi të zgjeruar për vaksinën eksperimentale përforcuese anti-COVID të krijuar nga kompania spanjolle Hipra, raportoi AP.

Agjencia e Barnave e Evropës ka thënë se vlerësimi i saj bazohet në të dhënat preliminare nga studimet laboratorike dhe kërkimet te të rriturit që krahasoi vaksinat përforcuese Hipra me ato të Pfizerit. Ka thënë se rezultatet e para sugjeruan se Hipra “mund të jetë efektive” kundër COVID-19, përfshirë variantin Omicron.