7 perditesime
23:34

Numërohen mbi 20 për qind e votave, prin Vuçiqi

Partia e Aleksandar Vuçiqit po vazhdon të prijë edhe pas numërimit të 20.61 për qind të votave për zgjedhjet parlamentare, sipas shifrave të prezantuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 

Lista “Së bashku mundemi gjithçka” e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe e Aleksandër Vuçiqit ka marrë 49.37 për qind të votave të numëruara.

Ndërkaq Lista “Ivica Daçiq – kryeministër”, ka marrë 12.55 për qind të këtyre votave.

Edhe në garën për president, Vuçiq po prin me 67.44 për qind të votave, nga 20.53 për qind e votave të numëruara.

21:54

Nis numërimi i votave në Serbi, prijnë Vuçiqi dhe partia e tij

Ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi.

Deri tash, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhor në Serbi, nga 3.74 për qind e votave të numëruara në zgjedhjet parlamentare, Lista “Së bashku mundemi gjithçka” e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe e Aleksandër Vuçiqit ka marrë 53.08 e votave të numëruara.

Ndërkaq Lista “Ivica Daçiq – kryeministër”, ka marrë 13 për qind të këtyre votave.

Të gjitha tjerat janë ndër 10 për qind.

Edhe në garën për president, Vuçiq po prin me 71.74 për qind të votave, nga 3.7 vota të numëruara.


22:21 - Numërohen mbi 7 për qind e votave, prin Vuçiq

Partia e Aleksandar Vuçiq po vazhdon të prijë edhe pas numërimit të 7.68 për qind të votave për zgjedhjet parlamentare të numëruara.

Lista “Së bashku mundemi gjithçka” e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe e Aleksandër Vuçiqit ka marrë 52.49 për qind të votave të numëruara.

Ndëkaq Lista “Ivica Daçiq – kryeministër”, ka marrë 13.15 për qind të këtyre votave.

Të gjitha tjerat vazhdojnë të janë ndër 10 për qind.

Edhe në garën për president, Vuçiq po prin me 70. 89 për qind të votave, nga 7.35 vota të numëruara.


22:56 - Vuçiqi prin edhe pas numërimit të mbi 12 për qind të votave

Partia e Aleksandar Vuçiq po vazhdon të prijë edhe pas numërimit të 12.4 për qind të votave për zgjedhjet parlamentare.

Lista “Së bashku mundemi gjithçka” e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe e Aleksandër Vuçiqit ka marrë 50.6 për qind të votave të numëruara.

Ndërkaq Lista “Ivica Daçiq – kryeministër”, ka marrë 13.1 për qind të këtyre votave.

Të gjitha tjerat parti kanë më pak se 10 për qind.

Edhe në garën për president, Vuçiq po prin me 69.01 për qind të votave, nga 12.08 për qind e votave të numëruara.

20:24

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, priten rezultatet e para preliminare

Vendvotimet në gjithë Serbinë janë mbyllur në orën 20:00. Qytetarët serbë votuan të dielën në zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, raporton Danas.

Qendrat e votimit kanë qenë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.

Derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Serbi ka bërë të ditur se qytetarët serbë që kanë qenë edhe pas orës 20:00 në qendrat e votimit do të mund të votojnë.

17:32

Deri në orën 16 në Serbi votuan 41.56 për qind e qytetarëve

Deri në orën 16, dalja në zgjedhjet e sotme presidenciale, parlamentare dhe lokale është 41,56 për qind, nga 6.502.307 votues të regjistruar, u bë e ditur në konferencën për media të Komisionit të Zgjedhjeve të Serbisë.

Pjesëmarrja në rajonin e Beogradit është 38,5 për qind, në Vojvodinë 44 për qind, në rajonin e Sumadijës dhe Serbisë perëndimore 42,78 për qind dhe në rajonin e Serbisë jugore dhe lindore 42,11 për qind, tha drejtori i Byrosë Republikane të Statistikave, Miladin Kovaçeviq, shkruan Tanjug.

Ai shtoi se nuk ka të dhëna për votimin e serbëve nga Kosova, të cilët votojnë në vendvotimet në komunat e Bujanocit, Kurshumlisë, Rashkës dhe Tutinit.

15:28

Zgjedhjet në Serbi, deri në ora 14:00 votuan 31.56 për qind e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Serbi ka njoftuar se deri në ora 14:00 kanë votuar 31.56 për qind e 6.502.307 qytetarëve me të drejtë vote, raporton “Tanjug”.

Raportohet se dalja më e madhe është në Vojvodinë ku kanë votuar 34.09 për qind.

Në konferencën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Serbi kanë thënë se nuk kanë ende të dhënat për numrin e serbëve nga Kosova që kanë votuar në Bujanoc, Kurshumli, Rashkë, Tutin e në Vranjë.

Numër i madh i qytetarëve serbë kanë shkuar për të votuar në Serbi nëpërmjet veturave private apo me autobusë.

13:32

Në Serbi deri në ora 12 kanë votuar 20.52 për qind të qytetarëve

Në Serbi të dielën po organizohen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Serbi, deri në ora 12 kanë votuar 20.52 për qind nga 6.502.307 qytetarë me të drejtë vote, raporton B92.

Në zgjedhjet në Serbi po votojnë edhe qytetarët serbë të Kosovës. Ata kanë udhëtuar me autobusë apo vetura private për të votuar në Serbi në qytetet si Vranjë, Kurshumli, Tutin apo Rashkë.

Ndërkohë janë raportuar për disa parregullësi në zgjedhje. Në Novi Pazar një qendër votimi nuk ishte hapur me kohë shkaku i rrahjeve, ndërsa është raportuar nga “B92” se është sulmuar zyrtari i partisë SNS, Bratislav Jugoviq, para një qendre votimi. SNS është partia ku në krye gjendet Aleksandar Vuçiq.

11:44

Deri në ora 10 në Serbi votuan 9.59% të qytetarëve

Komisioni Zgjedhor në Serbi ka njoftuar se deri në ora 10 kanë votuar 9.59 për qind nga 6.502.307 qytetarë me të drejtë vote, raporton Tanjug.

Në Beograd dalja është 8.53 për qind, ndërsa në Vojvodinë më e lartë 12.32 për qind.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Serbi, Vladimir Dimitrijeviq, ka thënë se janë hapur me kohë gjitha qendrat e votimit me përjashtim të njërës në Novi Pazar, ku ka ardhur deri te një rrahje.

09:01

Rrahje në një qendër votimi në Novi Pazar

Një qendër votimi në Novi Pazar nuk është hapur me kohë pasi ka ardhur deri te një rrahje, ka raportuar kryetari i Komisionit Zgjedhor të Serbisë, Vladimir Dimitrijeviq, raporton B92 të dielën.

“Erdhi deri te një rrahje, siç jemi informuar nga ana e komisionit zgjedhore. Ka ardhur menjëherë tek intervenimi i Policisë. Është e jashtëzakonshme që nga 8267 qendra votimi kemi vetëm një problem që do të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Dimitrijeviq.

Ndërkohë kanë votuar Aleksandar Vuçiq, që po shihet favorit për t’i fituar zgjedhjet presidenciale në Serbi e fituar edhe një mandat. Po ashtu ka votuar edhe kryeministrja në largim e Serbisë, Ana Brnabiq.