Botë

Disa të vdekur nga aksidenti mes trenit e kamionit në Hungari

Foto: Donka Ferenc \ delmagyar.hu
 

Disa njerëz mbetën të vdekur kur një kamion u përplas me një tren në Hungarinë jugore, herët të martën. Treni doli nga shinat pas përplasjes, njoftoi policia hungareze, përcjell Reuters.

Një numër i personave të tjerë mbetën të plagosur në aksidentin e ndodhur në Mindszent, pranë kufirit Hungari – Serbi.