Britania e Madhe ka bërë të ditura të mërkurën sanksionet e reja kundër Rusisë për “ta ndaluar makinën luftarake të Putinit”, sipas një deklarate të lëshuar nga Zyra e Jashtme britanike, raporton CNN.
Paketa e pestë e sanksioneve të Britanisë ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë, përfshinë ngrirjen e plotë të aseteve në bankën më të madhe ruse, Sberbank dhe po ashtu në Bankën Kreditore të Moskës.
Britania po ashtu ka vendosur t’i ndalojë investimet e saj në Rusi, të cilat do të kapnin vlerën e mbi 14 milionë dollarëve në vitin 2020, thuhet në deklaratë.
Britania po ashtu do t’i japë fund varësisë në thëngjillin dhe naftën ruse deri në fund të vitit 2022, e po ashtu do të bëjë ndalimin e importit të gazit rus dhe të hekurit e produkteve të çelikut.
“Kjo do të jetë një goditje tjetër e madhe për ekonominë ruse dhe kufizim i mëtejmë për aftësitë e tyre në të ardhmen”, ka thënë në një deklaratë qeveria britanike.
Britania ka sanksionuar tetë oligarkë të tjerë rusë, të cilët presidenti rus, Vladimir Putin “i përdorte për luftën e tij ekonomike”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.