Botë

Rusia paralajmëron destabilizim të Bosnjës shkaku i Ligjit të pronës

bosnja, ligji, pronat, serbet, rusia, 13 prill
 

Ambasada ruse në Bosnjë-Hercegovinë ka kritikuar suspendimin e Ligjit të pronës dhe ka paralajmëruar destabilizim të shtetit ballkanik nëse nuk tërhiqet vendimi nga zyrtari i lartë ndërkombëtar.

Ambasada ruse ka përsëritur qëndrimin për mosnjohjen e diplomatit gjerman Christian Schmidt si shef i zyrës së përfaqësuesit të lartë të Kombeve të Bashkuara në Bosnjë dhe vendimin e tij e ka cilësuar si të paligjshëm.