Politikani konservator britanik David Wolfson, ka dhënë dorëheqjen si ministër i Drejtësisë për shkak të shkeljes së Ligjit anti-COVID, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Veprimi vjen pasi kryeministri i Britanisë, Boris Johnson dhe ministri i financave Rishi Sunak u gjobitën meqë morën pjesë në një festë gjatë izolimit për shkak të përhapjes së COVID-19.
Lordi David Wolfson është personi i parë që jep dorëheqje nga qeveria britanike që kur u raportua për festat gjatë izolimit.
Wolfson ka qenë ministër prej dhjetorit të vitit 2020, me përgjegjësi për të drejtat e njeriut dhe Kushtetutës.
Pas dorëheqjes së tij, sekretari i Drejtësisë, Dominic Raab, e përshkroi si “avokat të rangut botëror” dhe se do t’i mungojë qeverisë.
Në letër, ai tha se nuk kishte opsion tjetër po dorëheqjes marrë parasysh “obligimet të tij ministrore dhe profesionale”.
Partitë opozitare kanë kërkuar që Johnsoni dhe Sunaku të japin dorëheqje, pasi u gjobitën për marrjen pjesë në ngjarjen e qershorit më 2020. Gjoba e bëri Johnsonin kryeministrin e parë në detyrë të Britanisë që u sanksionua për shkelje ligji.
Ai dhe Sunaku refuzuan thirrjet për dorëheqje.
© KOHA.