Shifra e të vdekurve në provincën KwaZulu-Natal në Afrikën Jugore ka arritur në 300, si pasojë e vërshimeve të mëdha.
Autoritetet lokale po bëjnë thirrje për shpalljen e një gjendje emergjente.
Zyrtarët kanë vlerësuar se kjo është një nga stuhitë më të këqija të motit në historinë e vendit, shkruan BBC.
Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar njerëzit nën ndërtesa, derisa priten edhe më shumë përmbytje.
Ka raporte se përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga dukshmëria e dobët, pasi një helikopter po vazhdon ende t’i evakuojë njerëzit.
Jomba Phiri, i cili jeton në këtë rajon, përkatësisht në Durban, ka thënë se shtëpia e tij është zhvendosur dhe shkatërruar nga vërshimet.
“Nuk e di se ku do të flejë tani”, ka thënë ai.
Presidenti, Cyril Ramaphosa, ka vizituar zonën dhe është lutur për ndihmë.
“Edhe pse zemrat e juaja janë në dhimbje, ne jemi këtu me ju”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.