Botë

50 ditë lufte në Ukrainë, 198 fëmijë të vrarë

50 ditë lufte në Ukrainë, 198 fëmijë të vrarë
Foto: AP
 

Autoritetet e Ukrainës kanë bërë të ditur se 198 fëmijë kanë vdekur e më shumë se 355 të tjerë janë lënduar si pasojë e sulmeve ruse, që nga 24 shkurti kur ka nisur pushtimi i Ukrainës.

Një pjesë e madhe e fëmijëve kanë mbetur të vrarë si pasojë e shpërthimeve në ndërtesat ku po jetonin, shkruan Ukraine Now të premten në Telegram.