Botë

Në karantinat e Shangait kurrë nuk fiken dritat

Shanghai karantina
 

Beibei fle pranë mijëra të huajve në rreshta krevatesh në një qendër ekspozite me tavan të lartë. Dritat qëndrojnë ndezur gjithë natën dhe agjentja 30-vjeçare e pasurive të paluajtshme nuk ka gjetur ende një dush të nxehtë.

Beibei dhe bashkëshorti i saj u urdhëruan në qendrën të madhe panairesh në Shangai të martën e kaluar pasi kaluan 10 ditë të izoluara në shtëpi pas një testi pozitiv. Vajza e tyre 2-vjeçare, e cila ishte negative, shkoi te gjyshi i saj, ndërsa edhe dadoja e saj u fut në karantinë.