Zyrtarët në lindje të Ukrainës kanë raportuar për tetë civilë të vdekur të hënën.
Katër persona janë vrarë nga bombardimet ruse në zonën e Donetskut, ka thënë kryetari i këtij rajoni në Telegram.
Dhe të paktën katër tjerë janë vrarë derisa qyteti Kreminna ra në duart e armikut gjatë natës, sipas kreut të regjionit të Luhanskut, shkruan BBC.
Më herët është raportuar se shtatë persona gjithashtu janë vrarë të hënën nga bombardimet në qytetin e Lvivit dhe dy në Kharkiv.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.