Botë

Britania do të dërgojë kundërajrorë “Stormer” në Ukrainë

Britania do të dërgojë kundërajrorë “Stormer” në Ukrainë
Foto: AP
 

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë mjete të blinduara kundërajrore në Ukrainë, për të ndihmuar forcat e Kievit në mes të tensioneve të shtuara në lindje të vendit.

Automjetet Stormer janë të afta të lëshojnë raketa anti-ajrore Starstreak, të cilat mund të përdoren për të shënjestruar aeroplanë dhe helikopterë, raportoi Sky News të martën.