Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka njoftuar se SHBA-ja do të dërgojë më tepër sisteme të artilerisë në Ukrainë, pas ofensivës së re ruse, raporton BBC.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja ka ofruar 2.6 miliardë dollarë ndihmë për siguri të Ukrainës.
“Kemi ofruar ndihmë të madhe në siguri, ndihmë të madhe ekonomike dhe po ashtu përkrahje për qytetarët ukrainas. Dhe do të vazhdojmë të bëjmë këtë”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.