Moska zyrtare i ka deportuar 500 mijë njerëz nga Ukraina në Rusi, ka bërë të ditur Mykyta Poturayev, kreu i Komitetit humanitar të parlamentit ukrainas.
Siç shkruan Reuters të mërkurën, gjysmë milioni ukrainas u deportuan pa dëshirën e tyre.
Ai deklaroi se aktualisht nuk mund të lidhin kontakt me të deportuarit.
Konventa e Gjenevës e vitit 1949, i ka përcaktuar standardet ligjore ndërkombëtare për trajtimin humanitar në konflikte, duke ndaluar transferimet masive të dhunshme të civilëve. Ky akt i deportimit rus po sipas Konventën konsiderohet si krim lufte.
Moska ka mohuar se i ka sulmuar qëllimshëm civilët që nga 24 shkurti kur nisi pushtimin e Ukrainës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.