Botë

Mjeku që u akuzua për vrasjen e 14 pacientëve shpallet i pafajshëm

Mjeku që u akuzua për vrasjen e 14 pacientëve shpallet i pafajshëm
 

Një juri në Ohio liroi të mërkurën mjek nga akuzat për vrasjen e shumë pacientëve në një spital, raportoi AP-ja.

Mjeku William Husel u akuzua se kishte urdhëruar dhënien e ilaçeve të tepërta kundër dhimbjeve për 14 pacientë në spitalin Mount Carmel në zonën e Columbusit. Ai u padit për rastet kur pacientëve u dha të paktën 500 mikrogramë të qetësuesit të fuqishëm fentanil.