Botë

Një tren lokal në Japoni ngjyroset me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

Treni me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në Japoni, Prill 2022
Foto: Euronews
 

Një tren me ngjyrat e flamurit ukrainas, kaltër e verdhë, është duke kaluar nëpër hekurudhën lokale në prefekturën e Kagawas në perëndim të Japonisë çdo ditë.

Treni është mbuluar me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në shenjë solidariteti me këtë vend që është sulmuar nga Rusia para gati dy muajve.