Botë

Rusia publikon videon e lëshimit të raketës ndërkontinentale

 

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një video të asaj që thotë se ishte lëshim i suksesshëm i raketës balistike ndërkontinentale, raportoi të enjten BBC.

Raketa “Sarmat” u lëshua nga Plesetsku, në veriperëndim të Rusisë dhe goditi objektivin në gadishullin Kamchatka në lindje të largët.