Ministri austriak kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE
Ministri i jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, raportohet të ketë thënë se Ukrainës nuk duhet t’i ofrohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, njofton BBC-ja të dielën.
“Ne nuk i përkasim asnjë aleance ushtarake dhe nuk duam të jemi”, deklaroi Schallenberg, derisa theksoi se Austria ka dhënë kontribut në mbrojtjen e Ukrainës.
Ukraina zyrtare deklaroi se është e zhgënjyer nga përpjekjet austriake për t’ia pamundësuar anëtarësimin, derisa u tha se komentet e ministrit janë “strategjikisht dritëshkurtër”.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka takuar së fundmi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.