Botë

Biden: Ukraina do të vazhdojë ta ketë mbështetjen e SHBA-së

Bideni po mendon ta dërgojë në Kiev një anëtar të lartë të administratës së tij
 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën në përballje me agresionin ushtarak rus të Vladimir Putinit.

Rusia dy muaj më parë nisi pushtimin e Ukrainës, por një shtetrrethim i Kievit ka dështuar dhe se presidenti Volodomyr Zelensky vazhdon të qëndrojë në pushtet.