Botë

Bideni do të propozojë që me asetet e oligarkëve rusë të kompensohet Ukraina

SHBA-ja vendos sanksione të reja kundër Rusisë
 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet t’i dërgojë Kongresit një pako legjislative që e rrit autoritetin e qeverisë amerikane për ta mbajtur përgjegjëse qeverinë ruse dhe oligarkët rusë për luftën e presidentit Vladimir Putin kundër Ukrainës, shkroi The Guardian të enjten.

Ai pritet të kërkojë miliarda dollarë për shpenzimet amerikane shtesë në mbështetjen e ushtrisë ukrainase dhe që me sekuestrimin e aseteve të oligarkëve rusë të paguhen dëmet në Ukrainë.