Botë

Zelensky për 33 miliardët e premtuar nga SHBA-ja: Do t'i ndryshojnë aftësitë luftarake të Ukrainës

 

Ndihma prej 33 miliardë dollarësh për Ukrainën, e propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden të enjten, do të bëjë një ndryshim të madh në aftësitë luftarake të Ukrainës, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të natës drejtuar kombit, raportoi BBC-ja.

Në fillim të fjalimit, Zelensky falënderoi popullin amerikan dhe presidentin Biden dhe tha se pajtohet me komentin e Bidenit se paketa "nuk është e lirë", por është e nevojshme për të ndaluar agresionin rus.