Botë

Mandati i dytë i jep Macronit rol dominues në BE

Gjatë fjalimit të fitores të dielën, Macroni falënderoi votuesit që e votuan dhe që u betuan të punojnë drejt “një Evrope më të fortë”

Menjëherë pas shpalljes së fitores, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, doli në skenë nën tingujt e himnit të Bashkimit Evropian, “Himni i Gëzimit”. Zgjedhja e 44-vjeçarit për mandat të dytë e bën figurë të fuqishme në Evropë.

 

Largimi i Angela Merkelit pas 16 vjetëve si kancelare e Gjermanisë dhe dalja e Britanisë nga blloku më 2020 i dhanë Macronit rol dominues në Bashkimin Evropian, ku faktor kyç është partneriteti në mes të Francës dhe Gjermanisë

Menjëherë pas shpalljes së fitores, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, doli në skenë nën tingujt e himnit të Bashkimit Evropian, “Himni i Gëzimit”. Zgjedhja e 44-vjeçarit për mandat të dytë e bën figurë të fuqishme në Evropë.

Tani, Macroni pritet të nxisë fuqizimin e bllokut prej 27 vendesh dhe ta ndalojë me mish e shpirt luftën në Ukrainë.