Botë

Serbia ekspozon armatimin kinez në mes të shqetësimeve për rrezik në Ballkan

 

Serbia të shtunën shfaqi publikisht një sistem raketor kundërajror kinez të marrë së fundmi, duke ngritur shqetësime në Perëndim dhe në mesin e disa fqinjëve të Serbisë se një grumbullim i armëve në Ballkan mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon, shkroi AP.

Sistemi raketor HQ-22 u dërgua muajin e kaluar nga disa aeroplanë transportues të Forcës Ajrore Kineze në atë që besohet të jetë dërgesa më e madh ndonjëherë me transport ajror i armëve kineze në Evropë.