Botë

Biden: SHBA-ja e hapur për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Foto: AP
 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar të mërkurën se SHBA-ja është e gatshme për sanksione të reja ndaj Rusisë, pas atyre të paralajmëruara po të mërkurën nga Bashkimi Evropian, raporton CNN-i.

“Do të bisedoj me anëtarët e G7-s këtë javë rreth asaj se çka do të bëjmë”, u ka thënë Biden gazetarëve gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, ku po fliste për ekonominë amerikane.