Botë

Ndikimi i bojkotit të naftës ruse në Evropë

Gazi dhe nafta kanë vazhduar të rrjedhin, edhe pse qeveritë po e denoncojnë luftën. BE-ja ia dërgon Rusisë 450 milionë dollarë në ditë për naftë dhe 400 milionë dollarë në ditë për gaz natyror

Komisioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka propozuar heqjen graduale të importeve të naftës ruse brenda gjashtë muajve. Është pjesë e luftës së Evropës për të ndaluar pagesën e Rusisë prej 850 milionë dollarësh në ditë për energji dhe për të goditur financat e Kremlinit për pushtimin e Ukrainës.

 

Gazi dhe nafta kanë vazhduar të rrjedhin edhe pse qeveritë po e denoncojnë luftën. BE-ja ia dërgon Rusisë 450 milionë dollarë në ditë për naftë dhe 400 milionë dollarë në ditë për gaz natyror, sipas llogaritjeve të analistëve në institutin “Bruegel” në Bruksel. Kjo do të thotë që të ardhurat nga energjia po forcojnë buxhetin e Kremlinit, duke shtuar rezervat e valutës së huaj që mund të ndihmojnë Rusinë të mbështesë rublën dhe të kompensojë pjesërisht sanksionet perëndimore që ngrinë një pjesë të madhe të rezervave valutore të Rusisë të mbajtura jashtë Rusisë

Komisioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka propozuar heqjen graduale të importeve të naftës ruse brenda gjashtë muajve. Është pjesë e luftës së Evropës për të ndaluar pagesën e Rusisë prej 850 milionë dollarësh në ditë për energji dhe për të goditur financat e Kremlinit për pushtimin e Ukrainës.

Por ndryshimi i dekadave të varësisë nga nafta dhe gazi natyror rus nuk është një çështje e thjeshtë për bllokun prej 27 vendesh. Së pari Hungaria thotë se nuk do t’i bashkohet bojkotit, ndërsa Sllovakia dhe Republika Çeke po kërkojnë një periudhë shumëvjeçare transicioni. Të gjithë janë pa dalje në det dhe përdorues të mëdhenj të naftës ruse.