Botë

Italia ka frikë se Sheherazadja e Putinit mund t’i ikë nga duart

Italia ka frikë se Sheherazadja e Putinit mund t’u ikë nga duart
 

Policia italiane ka problem që ta identifikojë pronarin e një superjahti të lidhur me presidentin rus Vladimir Putinin, me shqetësimin se mund të largohet nga një port detar në Tuskanë, raportoi The Guardian të premten.

Sheherazade, që thuhet se ka vlerë 700 milionë dollarë, ka qenë nën hetim që nga marsi për lidhje të mundshme me rusët e sanksionuar, përfshirë Putinin, për shkak të luftës në Ukrainë.