Botë

Policia pakistaneze arreston tetë burra për vrasje fetare

 

Policia pakistaneze ka arrestuar tetë burra të sektit Ahmadi të islamit të shtunën pasi kishin hapur zjarr mbi një grup myslimanësh suni, duke vrarë një dhe duke plagosur një tjetër, raportoi AP.

Zyrtari policor Faisal Mukhtar tha se ahmedianët qëlluan mbi sunitët ndërsa ata po këndonin poezi fetare në fshatin Bahuman. Një i dyshuar i mitur është ende i zhdukur.