Botë

Gratë, fëmijët dhe të moshuarit u evakuuan nga fabrika e çelikut në Mariupol

 

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka thënë se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal, në Mariupol.

Duke bërë njoftimin, Iryna Vereshchuk tha: "Urdhri i presidentit është zbatuar: të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga Azovstal. Kjo pjesë e operacionit humanitar në Mariupol ka përfunduar".