Botë

Shkenca si kundërshtim i Rusisë

Zoologu Vlaschenko, 40-vjeçar, ka vazhduar punën e tij në Kharkiv, duke hulumtuar dhe etiketuar indet e lakuriqëve të natës, teksa pak kilometra më larg po zhvillohen beteja të ashpra

Anton Vlaschenko shpesh dëgjon bombardimet jashtë zyrës së tij në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkivin. Zyra e tij nuk është fort larg nga fushëbeteja. Shpesh sheh edhe tymin që ngrihet nga tanket ruse të goditura me raketa.

 

Një refren i zakonshëm i shkencëtarëve është se duan të qëndrojnë të lidhur me komunitetin e tyre studiues, i cili siguron një copëz normaliteti në mes të kaosit dhe dhunës dhe “të mbajnë gjallë dritën e shkencës dhe shkencave humane ukrainase”

Anton Vlaschenko shpesh dëgjon bombardimet jashtë zyrës së tij në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkivin. Zyra e tij nuk është fort larg nga fushëbeteja. Shpesh sheh edhe tymin që ngrihet nga tanket ruse të goditura me raketa.

Mirëpo zoologu 40-vjeçar vazhdon punën, duke hulumtuar dhe etiketuar indet e lakuriqëve të natës, teksa studion ekologjinë e sëmundjes së gjitarëve fluturues. Kur ngarkohet me lajmet e shumta të luftës, thotë ai, rrok diçka nëpër duar që të heqë vëmendjen. Punën e sheh si akt kundërshtimi ndaj pushtimit të Ukrainës.