Botë

Luftimet e vazhdueshme në Detin e Zi, Ukraina dhe Rusia pretendojnë suksese

Luftimet në Detin e Zi, Ishulli i Gjarpërinjve, Ukraina, Rusia, Maj 2022
Foto: AP
 

Të dyja ushtritë, ruse dhe ajo ukrainase kanë pretenduar suksese në Detin e Zi dhe veçanërisht mbi Ishullin e Gjarpërinjve të pushtuar nga Rusia, raportoi të dielën CNN-i.

Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake të rajonit Odesa, ka thënë të dielën se një helikopter rus në ishull është goditur dhe shkatërruar të shtunën mbrëma. Ushtria publikoi një video me dron që supozohet se tregon sulmin.