Botë

“Gjithçka dridhej”

Evakuimi i civilëve nga Mariupoli
Foto: AP

Të zbehtë dhe të lodhur, civilët e fundit të strehuar në bunkerë nën fabrikën e madhe të çelikut në qytetin port të shkatërruar ukrainas, Mariupol, mbërritën të dielën mbrëma në Zaporizhzhia, qyteti i parë i madh ukrainas përtej vijës së frontit.

 

“Ishte e tmerrshme në bunker”, tha 69-vjeçari Lyubov Andropova, që ishte në Azovstal që nga 10 marsi. “Uji do të rridhte nga tavanet. Kudo kishte myk. Ne ishim të shqetësuar për fëmijët, për mushkëritë e tyre”. Granatimet ishin të vazhdueshme dhe ekzistonte frika “se bunkeri ynë do të shembej”, tha ajo

Të zbehtë dhe të lodhur, civilët e fundit të strehuar në bunkerë nën fabrikën e madhe të çelikut në qytetin port të shkatërruar ukrainas, Mariupol, mbërritën të dielën mbrëma në Zaporizhzhia, qyteti i parë i madh ukrainas përtej vijës së frontit.

Të mbijetuarit e dërrmuar folën për granatimet e vazhdueshme, pakësimin e ushqimit, mykun e përhapur kudo – dhe përdorimin e dezinfektuesit të duarve për furrat e gatimit.