Botë

Ferdinand Marcos Jr në prag të fitores së zgjedhjeve në Filipine

Foto: AP
 

Ferdinand Marcos Jr, djali i ish-diktatorit të Filipineve, është në prag të fitimit të zgjedhjeve presidenciale të Filipineve me rezultate paraprake dhe jozyrtare, duke e çuar dinastinë Marcos një hap më afër Pallatit Malacañang, 36 vjet pasi familja iku nga një kryengritje masive.

Marcos Jr ka rreth 30 milionë vota në krahasim me rivalin e tij më të afërt, nënpresidentin në largim Leni Robredo, i cili ka rreth 14 milionë vota, sipas një numërimi të pjesshëm dhe jozyrtar të Komisionit për Zgjedhjet, raporton CNN të martën.