Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se është i shqetësuar se udhëheqësi rus, Vladimir Putin nuk ka një strategji daljeje nga lufta në Ukrainë.
Udhëheqësi amerikan tha "po përpiqej të kuptojë se çfarë bëjmë ne për këtë", raporton BBC të martën.
Duke folur në një mbledhje fondesh politike në një periferi të Washingtonit, Bidein tha se Putini kishte besuar gabimisht se pushtimi i Ukrainës do të shpërbënte NATO-n dhe do të shpërbënte Bashkimin Evropian.
Në vend të kësaj, sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane u mblodhën në anën e Ukrainës dhe sulmi i Rusisë ndaj Kievit u mund në mars nga rezistenca e fortë ukrainase.
Bideni tha se Putini është një njeri shumë llogaritar dhe problemi për të cilin shqetësohet tani është se udhëheqësi rus "nuk ka rrugëdalje tani dhe unë po përpiqem të kuptoj se çfarë po bëjmë ne për këtë."
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.