Botë

Britania: Putini po e poshtëron veten para botës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
 

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë se sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë duhet të hiqen kur të gjitha trupat ruse të jenë larguar nga Ukraina.

Ajo ka thënë në një takim të ministrave të Jashtëm të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të përballet me disfatë në mënyrë që të parandalohet agresioni i mëtejmë.