Botë

Vdiq në moshën 73-vjeçare presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Foto: AP
 

Një nga monarkët më të pasur në botë, presidenti Sheikh Khalifa bin Zayed al-Nahyan i Emirateve të Bashkuara Arabe, ka vdekur të premten në moshën 73-vjeçare.

Sheikh Khalifa ishte president i Emirateve të Bashkuara Arabe që nga viti 2004, por roli i tij ka qenë kryesisht ceremonial që kur pësoi një goditje në tru në vitin 2014, raporton BBC të premten.