Botë

Ukraina akuzon Rusinë se përdori bomba fosfori në Azovstal

Bomba fosfori në Azovstal, maj 2022
Foto: Daily Mail
 

Ukraina ka akuzuar forcat ruse për hedhjen e bombave të fosforit në fabrikën e çelikut në Mariupol, Azovstal, të dielën, raportoi “The Guardian”.

Një video e publikuar në rrjetet sociale më 15 maj tregon sulmin në këtë objekt, ku ushtarët ukrainas kanë qëndruar ndaj sulmit rus në qytetin port që është kthyer në rrënoja.