Botë

Lavrov: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk përbën shumë ndryshim

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov
 

Është vlerësuar befasuese deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili tha se nuk kishte asnjë problem me Suedinë dhe Finlandën që t’i bashkoheshin NATO-s, pasi vendet nuk përbënin asnjë kërcënim për Rusinë.

Duke qenë në një vijë me presidentin rus, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, tha të martën se hyrja në aleancën ushtarake perëndimore e kombeve nordike “nuk do të bënte shumë ndryshim”, shkruan BBC-ja të martën.