Rusia pretendon se ka sulmuar një dërgesë me armë nga SHBA-ja e Evropa
Foto: AP
Rusia ka thënë se ka sulmuar një dërgesë me armë të SHBA-së dhe Evropës, që ndodhej afër rajonit të Lvivit, qytet afër kufirit me Poloninë, raportoi Sky News të martën.
Kremlini po ashtu ka konfirmuar një raport të mëhershëm të separatistëve pro-rusë se më shumë se 250 luftëtarë ukrainas vazhdojnë të mbeten në fabrikën e Azovstalit, 51 prej të cilëve janë të plagosur.
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe figura të tjera të larta të Kremlinit, kanë shprehur vazhdimisht zemërimin për furnizimin e armëve nga Perëndimi në Ukrainë, duke thënë se autokolonat që dërgojnë armët janë objektiva legjitime ushtarake.