Botë

Bideni i pret të mërkurën liderët e Finlandës e Suedisë

Bideni po mendon ta dërgojë në Kiev një anëtar të lartë të administratës së tij
Foto: AP
 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do t’i presë të mërkurën liderët e Suedisë dhe Finlandës në Shtëpi të Bardhë, për të diskutuar për aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë të martën, raportoi BBC-ja.

Presidenti amerikan, kryeministrja suedeze, Magdlenba Andersson dhe presidenti i Finlandës, Sauli Niinist do të diskutojnë po ashtu “sigurinë evropiane e po ashtu edhe forcimin e partneritetit për çështjet globale e po ashtu për çështjet që kanë të bëjnë me mbështetjen për Ukrainën”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.