Botë

SHBA-ja shënoi rënie të dasmave në vitin e parë të pandemisë

Foto: AP
 

Shumë më pak amerikanë dhanë përgjigjen "po" gjatë vitit të parë të pandemisë kur planet e dasmës u përmbysën, raportoi të martën AP.

Kishte 1.7 milionë dasma në vitin 2020, një rënie prej 17% nga një vit më parë dhe më e ulëta e regjistruar që nga viti 1963, tha të martën Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).