Botë

Gjykata do të vendosë për fatin e luftëtarëve të Mariupolit

Ushtaret ukrainas
 

Një gjykatë do të vendosë për fatin e luftëtarëve ukrainas që janë dorëzuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ka thënë një udhëheqës separatist në Ukrainën lindore.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Tass”, lideri seperatist i Donetskut, Denis Pushilin ka thënë se “nëse kundërshtari ka ulur armët, gjykata vendos për fatin e ardhshëm”.