Botë

Ushtria amerikane del “e pastër” për sulmin vdekjeprurës ajror në Siri

Ushtria amerikane del “e pastër” për sulmin vdekjeprurës ajror në Siri
 

Një hetim i ushtrisë amerikane ka gjetur se trupat nuk kanë shkelur ligjet e luftës dhe nuk kanë shkaktuar qëllimisht viktima civile në sulmin ajror në Siri më 2019, që vrau dhjetëra persona, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Hetimi u nis si përgjigje ndaj raportit të New York Times ku akuzohet ushtria se mbuloi sulmin mbi një pozicion të grupit të Shtetit Islamik.