Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen më 23 qershor
Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor do të ftohen të takohen me liderët e BE-së në Bruksel më 23 qershor, njoftoi të mërkurën Këshilli Evropian.
Në deklaratë thuhet se takimi do të mbahet në prag të Samitit të BE-së më 23 qershor, në orët e paradites në ambientet e Këshillit Evropian në Bruksel.
“Qëllimi i takimit është promovimi i rritjes së angazhimit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratë.