Botë

Humbjet e përjetshme nga lufta – gjymtyrët

Yana Stephanenko humbi këmbët nga një raketë ruse në stacionin e trenit në Kramatorsk. Këmbën e humbi edhe nëna e saj, Natasha

Ka një çmim të luftës – për shtetet e përfshira, për ushtarët që luftojnë, për civilët që e durojnë. Për shtetet, territori fitohet e humbet, shpesh rifitohet dhe humbet përsëri. Mirëpo disa humbje janë të përjetshme. Jeta e humbur nuk mund të kthehet. As gjymtyrët. Kështu është në Ukrainë.

 

Shpërthimi, që ia mori Olena Viterit këmbën e majtë, ia mori edhe të birin, Ivanin, 14-vjeçar, muzikant i talentuar. Bashkëshorti Volodymyri e varrosi së bashku me një trup tjetër të vrarë nga i njëjti shpërthim. I varroi afër trëndafilave në oborr. Për shkak të luftimeve, nëna nuk i ka shkuar te varri.

Ka një çmim të luftës – për shtetet e përfshira, për ushtarët që luftojnë, për civilët që e durojnë. Për shtetet, territori fitohet e humbet, shpesh rifitohet dhe humbet përsëri. Mirëpo disa humbje janë të përjetshme. Jeta e humbur nuk mund të kthehet. As gjymtyrët. Kështu është në Ukrainë.

Rrëfimet e njerëzve që kanë amputuar gjymtyrët gjatë konfliktit janë të shumta, po aq sa plagët. Njashtu edhe përvoja e tyre për të pranuar lëndimet e përjetshme. Për dikë, humbja e një pjese të trupit mund të jetë barazi me vdekjen; të tjerët e shohin si një lloje rilindje.