Bideni mirëpret në Shtëpinë e Bardhë liderët suedezë dhe finlandezë

Bideni mirëpret në Shtëpinë e Bardhë liderët suedezë dhe finlandezë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka mirëpritur të enjten me liderët e Suedisë dhe Finlandës, vendet të cilat lanë mënjanë neutralitetin e tyre të gjatë dhe aplikuan për anëtarësim në NATO, si përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, njoftoi Reuters.
Disa orë përpara udhëtimit të tij të parë në Azi në pozitën e presidentit, Bideni u takua me kryeministren suedeze Magdalena Andersson dhe presidentin finlandez, Sauli Niinisto në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar rreth aplikimeve të tyre për bashkim në NATO.
"Kjo është një ngjarje historike, një moment vendimtar në sigurinë evropiane. Dy kombe me një traditë të gjatë neutraliteti do t'i bashkohen aleancës më të fuqishme mbrojtëse në botë”, ka thënë këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Biden e ka prioritizuar bashkimin e Evropës kundër pushtimit rus të Ukrainës. Turqia ka ngritur shqetësime në lidhje me përfshirjen e Finlandës dhe Suedisë në aleancë, duke i kërkuar Suedisë të ndalojë mbështetjen për militantët kurdë që i konsideron si pjesë të një grupi terrorist dhe që të dyja të heqin ndalesat e tyre për disa shitje armësh në Turqi.
Sullivan u tha gazetarëve të mërkurën se zyrtarët amerikanë janë të bindur se shqetësimet e Turqisë mund të adresohen.
Të 30 anëtarët e NATO-s duhet të miratojnë çdo hyrje të re. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë në një video të postuar në llogarinë e tij në Twitter të enjten se Turqia u ka thënë aleatëve se do të refuzojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës.
Biden pret të enjten kryeministren e Suedisë dhe presidentin finlandez
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të takojë presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson në Washington të enjten, për të diskutuar aplikimin për anëtarësim në NATO.
SHBA-ja po mbështetë përpjekjet e dy vendeve për t’u bashkuar në aleancën veriatlantike. Nëse ato kanë sukses të pranohen, NATO do të rritet në 32 anëtarë, shkruan BBC.
Të dy vendet nordike kanë bërë aplikimin në kohën kur po ndodhë edhe pushtimi rus në Ukrainë, duke ngrehur dyshimet nga Kremlini dhe lëvizjet e tij të cilat nuk do të sjellin stabilitet në Evropë.
Turqia është duke kundërshtuar aplikimin e të dyja vendeve, duke akuzuar ato se po i strehojnë ekstremistët anti-Turqi.
“E mirëpres dhe i mbështes fuqishëm aplikimet historike nga Suedia dhe Finlanda për anëtarësim në NATO”, ka thënë Biden të mërkurën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Forcat ruse e bllokojnë qytetin e dytë në lindje të Ukrainës

Zelensky premton: Ukraina do t’i rimarrë qytetet e pushtuara nga Rusia

Ukraina pretendon se ka vrarë mbi 34.700 ushtarë rusë

Krizë në Ekuador, indigjenët akuzohen për grusht shtet

Protesta të shumta ndaj ndalimit të abortit në SHBA

Rrëzohet një aeroplan mallrash ushtarak rus, vdesin 5 anëtarë të ekuipazhit

Autori i sulmit në Novegji, i radikalizuari me prejardhje nga Irani

Polarizimi i botës me çështjen e abortit

21-vjeçarja meksikane vritet nga burri i saj 79-vjeçar

18 emigrantë vriten teksa po përpiqeshin ta kalonin kufirin me Spanjën

Severodonetsku është plotësisht nën pushtimin rus
