Botë

Sulm i armatosur në një shkollë të mesme në Gjermani, një i plagosur

Sulm i armatosur në një shkollë të mesme në Gjermani, një i plagosur
Foto: AP
 

Nxënësit në një shkollë në Bremerhaven të Gjermanisë kanë përdorur karriget dhe tavolinat për të barrikaduar veten në klasa pasi disa të shtëna zjarri u dëgjuan në ndërtesë, duke lënduar rëndë një grua të rritur, raportoi The Guardian të enjten.

Policia ka thënë se një sulmues i armatosur ka përdorur armë të paidentifikuar për të plagosur punonjësen e shkollës së mesme “Lloyd Gymnasium” mëngjesin e sotëm.